Zbulohen emrat e trajnerit dhe lojtarit më të paguar në botë

Lionel Messi, do të marrë 28 milionë paund më shumë se Cristiano Ronaldo këtë sezon, pas nënshkrimit të kontratës së re prej 500 mijë paund në javë. Ylli argjentinas firmosi marrëveshjen e re nëntorin e kaluar me gjigantët katalanas, duke e bërë kështu zyrtarisht lojtarin më të paguar në botë.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara nga France Football, pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” është lojtari më i paguar në futbollin botëror. Ai fiton 110 milionë paund, duke përfshirë pagën bruto, shpërblimet dhe fitimet nga reklamat. Ndryshe nga rivali i tij CR7-ta, i cili do të fitojë 82 milionë paund gjatë këtij sezoni (2017-2018).

Messi ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me blaugranët deri në vitin 2021, e cila përfshin një klauzolë gjigante prej 626 milionë paund. Më tej thuhet se në të llogaritet edhe një bonos i madh nënshkrimesh prej 80 milionë paund.

Kjo marrëveshje ka bërë që Messi të renditet i pari, pas Ronaldos dhe ish-shokut të tij të skuadrës, Neymar, i cili është i treti në listën e lojtarëve më të paguar. Braziliani fiton 71 milionë paund, pas nënshkrimit të kontratës fitimprurëse me PSG-në verën e kaluar. 26-vjeçari merr 32 milionë më shumë se Gareth Bale, i cili llogarit 89 milionë paund nga kontrata e tij në Bernabeu së bashku me fitimet nga marketingu.

Në vendin e pestë është Gerard Pique. Emri i mbrojtësit të Barcelonës ishte i befasishëm në këtë listë, i cili merr 25 milionë paund. Çuditërisht asnjë lojtar i Premier League nuk ka plotësuar Top 5-shën, pavarësisht faktit që Premier League konsiderohet kampionati më i pasur në botë.

Nga ana tjetër, në listën e trajnerëve më të paguar, kryeson Jose Mourinho i Manchester United, me 23 milionë paund në këtë mandat. Pas tij vjen, trajneri i Kinës, Marcello Lippi, me 20 milionë paund, i treti argjentinasi i Atletico Madrid, Diego Simeone me 19 milionë paund dhe Zinedine Zidane i Real Madrid  (18 milionë paund) së bashku me Pep Guardiolen e Manchester City-t (17.5 milionë paund). /EDS/

Pesë lojtarët më të paguar në botë

Lionel Messi – 110 milionë paund

Cristiano Ronaldo – 82 milionë paund

Neymar – 71 milionë paund

Gareth Bale – 39 milionë paund

Gerard Pique – 25 milionë paund

 

Pesë trajnerët më të paguar në botë

Jose Mourinho – 23 milionë paund

Marcello Lippi – 20 milionë paund

Diego Simeone – 19 milionë paund

Zinedine Zidane – 18 milionë paund

Pep Guardiola – 17.5 milionë paund

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan