Zbulohen formacionet, Kroacia mburret me mesfushën Anglia me shpejtësinë

Kroacia dhe Anglia që do të përballen sonte në mbrëmje në stadiumin “Luzhniki”, janë dy ekipe që kanë befasuar duke arritur deri këtu. Në fillim të kompeticionit askush nuk i kishte në laps, megjithatë në këtë moment një prej tyre do të shkojë në finale me shpresën për të fituar trofeun e madh. Kjo është hera e dytë për Kroacinë që mbërrin në gjysmëfinale pas 20 vitesh, ndërsa Anglia, që e ka fituar trofeun në vitin e largët 1966, kërkon të rikthehet te suksesi i munguar prej dekadash. Pritet një ndeshje tepër e luftuar dhe trajnerët nuk kanë bërë ndryshime të mëdha në formacion. Zlatko Dalic, është një trajner i panjohur në gjysmëfinale në Kupën e Botës, por ekipi i tij ka bërë rrugën e duhur dhe ndaj Anglisë synon fitoren për të arritur në finalen e Moskës. Edhe në krahun tejtër ka shumë besim dhe optimizëm te puna e bërë nga Gareth Southgate. Në fushë pritet një ndeshje e fortë dhe diferencat janë tepër të vogla. Kroacia mburret me mesfushën, pasi ka një nga repartet më të kompletuara në këtë Botëror, ndërsa Anglia me freskinë dhe shpejtësinë. /EDS/

FORMACIONET ZYRTARE:

Kroaci – Angli

Kroacia (4-2-3-1): Subasic, Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic, Rakitic, Brozovic, Rebic, Modric, Perisic, Mandzukic. Trajner: Zlatko Dalic

Stoli: Livakovic, Corluka, Kovacic, Kramaric, Jedvaj, Bradaric, Caleta-Car, Badelj, Pjaca, Pivaric, Lovre Kalinic.

Anglia (3-1-4-2): Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling, Kane.

Stoli: Butland, Rose, Dier, Vardy, Welbeck, Cahill, Jones, Delph, Rashford, Loftus-Cheek, Alexander-Arnold, Pope.

Gjyqtarë: Cuneyt Cakir, B. Duran, T. Ongun (Turqi), B. Kuipers (Holandë)

Stadiumi: “Luzhniki” Moskë

Kapaciteti:  81000 spekatorë

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan