Zbulohet arsyeja e rënies në peshë të kampionit Tyson Fury

Ti mund ta lexosh kete ne 5 min.
10 Janar 2018 16:06
Dietologu i njohur, Greg Marriott, flet për regjimin e rreptë ushqimor të boksierit para rikthimit në ring

Boksieri Tyson Fury ha 7 vakte në ditë për një total prej 3,500 kalorish, por është duke rënë nga pesha në mënyrë të shëndetshme dhe po bëhet gati për ndeshjen e tij të parë pas dy vjetësh. Fury është i gatshëm të rikthehet në ring, në një kohë që nuk ka zhvilluar asnjë duel qysh pas fitimit të titullit kampion bote për pesha të rënda në duelin me Wladimir Klitschko në nëntor 2015, por më parë ai duhet të zhdukë kilogramët e tepërt.

Fury është duke punuar me dietologun Greg Marriott, i cili ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me modelen Kelly Brook, duke e ndihmuar të shkojë në peshën e saj ideale 66 kg. “Sky Sports” ka intervistuar dietologun Marriott për të mësuar se si po e ndihmon ai Fury-n të bie në peshë në mënyrë të shëndetshme…

Sa kilogramë ka humbur Tyson që nga momenti kur iu rikthye stërvitjes?

Ai ka humbur afërsisht 25 kilogramë. Por nuk është thjesht çështje peshe, duhet punuar edhe në aspektin psikologjik për t’u ndjerë mirë. Një boksier i lumtur është një luftëtar i rrezikshëm.

Për momentin çështja është te menaxhimi i peshës. Ai nuk po stërvitet aq fort në një kohë që është mbipeshë, sepse është më i ekspozuar ndaj dëmtimeve, kështu që po punon me intensitet të ulët dhe po menaxhon dietën. Ai po përshtatet gradualisht me stërvitjen lehtësisht.

Nuk është çështje se sa peshon ai aktualisht. Thelbi është se si ndihet ai. Ashtu si edhe Billy Joe Saunders, ata nuk kanë humbur peshë në mënyrën e duhur më parë – rraskapitja në palestër e shoqëruar me një koktej proteinash nuk është gjëja e duhur për t’u bërë.

Sa kalori po konsumon ai aktualisht?

Ai konsumon aktualisht 3,500 kalori në ditë. Për shembull, nëse merr 1,000 kalori, por konsumon 1,000 kalori në palestër, nuk ke bërë asgjë. Kur përpiqesh të biesh në peshë pa kaloritë e mjaftueshme është njësoj si të përplasesh me murin dhe sforcimi është e madh. Në këtë pikë duhet të çlirohen shumica e boksierëve. Tyson duhet të marrë 3,500 kalori në ditë, por kur ai të harxhojë 2,000 kalori në palestër, do të ketë nevojë për 5,500 kalori në ditë. Kështu mund të biesh në peshë, kjo është mënyra e shëndetshme për ta bërë këtë.

A mund të na e përshkruani dietën ditore të Fury-t?

Tyson po ndjekë dietën ‘ketogjenike’. Njerëzit thonë se kjo dietë është më në modë, por Tyson po stërvitet me intensitet të ulët për momentin. Dieta ‘ketogjenike’ konsiston në konsumimin e lartë të yndyrnave, shumë pak karbohidrate dhe disa proteina.

A po e ndjek Fury në mënyrë të disiplinuar këtë dietë?

Tyson po has në vështirësi aktualisht. I bëmë pak lëshime para Krishtlindjeve, por tani ai po stërvitet në Marbella dhe mund të them se po e ndjek në mënyrë të rreptë.

A është kjo dietë e mjaftueshme për Fury-n që ai të përballojë stërvitjen?

Dieta e tij është me nivele të mirëpërcaktuara, kështu që ne e dimë ekzaktësisht se sa karbohidrate duhet të marrë. I japim një xhel me përmbajtje të lartë glicemike, siç e përdorin edhe çiklistët, që i jep fuqi të mjaftueshme për një orë stërvitje. Pas seancës stërvitore, ai i rikthehet dietës normale, sepse sapo ke marrë karbohidrate kur je me dietën ketogjenike, ke nevojë për një “karburant” të ndryshëm. Pasi ka bërë një orë stërvitje, karbohidratet janë zhdukur nga trupi i tij, kështu që duhet përdorur një ushqim tjetër për të djegur yndyrat.

Në çfarë peshe synon të arrijë Fury para duelit të tij?

Tyson synon të jetë 117 kilogramë. E ndoqa Anthony Joshua-n ku r u ndesh me Carlos Takam dhe të kesh atë nivel muskulor harxhon shumë energji. Është e vështirë për Joshua-n që reduktojë përmasat e muskujve. Nuk është çështja të jesh njeri i madh, kjo është një lojë fitnesi. Për të bërë një paraqitje siç do Tyson, duhet të jesh më i lehtë që të mund të lëvizësh nëpër ring për 12 raunde.

Fury ishte poshtë peshës 114 kilogramë kur u ndesh me Klitschko-n. A mund të shkojë në këtë peshë sërish?

Po. Ai ra më poshtë peshës 114 kilogramë, por duke bërë gjithçka gabim. Nëse do të bëjë siç i them unë, ai mund të shkojë sërish nën peshën 114 kilogramë. Nuk them se s’do të jetë një rrugë e gjatë. Ne duam ta çojmë në fillim në një peshë të caktuar e më pas të punojmë fort për të rrëzuar kilogramët e tepërt. Roma nuk u ndërtua në një ditë, por është patjetër e arritshme.

Dhe pyetja e fundit... çfarë ushqimi preferon më shumë Fury?

Peshk me patate të skuqura, por kush është ai që nuk e pëlqen këtë? Nëse Tyson i qëndron me përpikmëri planit tonë mund edhe ‘ta shkelë’ regjimin ndonjëherë. Nëse e bën këtë dietë siç duhet, mund të bësh përjashtim edhe me ndonjë vakt. Nëse e bën në mënyrën e duhur, mund edhe të konsumosh gjëra të shijshme, por pa vlera ushqimore në një hark kohor prej 3 orësh, dhe sërish do të djegësh yndyrnat. Por nuk mund ta bësh këtë çdo fundjavë!

Tyson do të ketë edhe disa vakte të mira, më besoni. Të gjithë mendojnë se të bësh dietë është si të jesh i dënuar e i trishtuar, dhe se nuk mund të hash gjithçka, por metodologjia ime është e ndryshme. Duhet më parë të ushqesh mendjen dhe të duhet një mendje e shëndetshme para se të futesh në ring./EDS/

beni
3 muaj më parë
Une e pelqej kete djalin, eshte shume tip sportiv <3
PËRGJIGJU
1
0
alban-77698
3 muaj më parë
Ky sportist eshte fantastik! E adhuroj, por nuk besoj se i ben te gjitha keto. Mediet e ekzagjerojne.
PËRGJIGJU
2
0

E bujshme! Shqipëria siguron medalje në Evropian

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 16:21
Aty ku nuk e prisnim aspak

Ka vetëm një dyshim, materiali i medaljes do të jetë i artë apo i argjend? Boksierja shqiptare, Elsidita Selaj, na ka bërë krenar dhe në gjysmëfinale, pasi ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 5 me 0 kundër irlandezes Kelly. Pretendente ishte irlandezja, por shkodrania fitoi pastër me rezultatin 5-0. Selaj mposhti kundërshtaren e saj me rezultatin 5-0. Vendimi i gjyqtarëve ishte i tillë 29-27, 29-27, 29-27, 29-27, 30-26. Ky është një rezultat fantastik për Selajn që do të mundohet të arrijë medaljen e artë në Evropianin U-18 që po zhvillohet në Abruzzo të Italisë.

Shkodrania fitoi ndeshjen e parë duke mposhtur kundërshtaren kroate. Shkodrania garon deri në peshën 75 kg dhe ka cilësi shumë të mira. Selaj nuk hasi shumë vështirësi në ndeshjen e parë, pasi e dominoi totalisht kundërshtaren. Vendimi i gjyqtarisë për ndeshjen e saj ishte unanim. Aventura e saj në këtë Evropian nuk mbaron këtu, pasi tashmë pret të ndeshet në finale. Nëse arrin të fitojë dhe finalen atëherë do të ishte medalja e parë e artë për boksin e femrave në vendin tonë. Ky rezultat është shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi sporti i boksit te femrat nuk është i përhapur.  

Trajneri i saj, Jetmi Kuçi, ka shumë besim te aftësitë e Elsiditës dhe beson se do të korrë suksese të mëdha me të. Elsidita është një ndër femrat e radha që merren me boks në Shqipëri dhe duhet përkrahur dhe mbështetur për guximin që ka. Fakti që stërvitet nga një ish-boksier i madh si Kuçi e bën më të lehtë për të.

Sporti i boksit është një ndër sportet që na ka bërë krenar dhe në arenën ndërkombëtare. Sportistët shqiptarë ja kanë dalë që mes 101 vështirësive të zhvillojnë paraqitje të mira, pavarësisht se nuk jemi në atë nivel që të pretendojmë të fitojmë medalje evropiane apo botëror. Në fakt, boksierët që i kanë arritur numërohen me gishtat e njërës dorë. Nelson Hysaj, Rexhildo Zeneli dhe Jurgenj Uldedaj kanë sjellë në Shqipëroi medalje evropiane për moshat. Femra e parë që do të marrë medalje është Elsidita Selaj. /EDS

Medalja e parë në boksin e femrave, Shqipëria gjen kampionen

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Prill 2018 12:20
Nuk ndalemi me kaq

Sporti i boksit është një ndër sportet që na ka bërë krenar dhe në arenën ndërkombëtare. Sportistët shqiptarë ja kanë dalë që mes 101 vështirësive të zhvillojnë paraqitje të mira, pavarësisht se nuk jemi në atë nivel që të pretendojmë të fitojmë medalje evropiane apo botëror. Në fakt, boksierët që i kanë arritur numërohen me gishtat e njërës dorë. Nelson Hysaj, Rexhildo Zeneli dhe Jurgenj Uldedaj kanë sjellë në Shqipëroi medalje evropiane për moshat.

Këtë herë, Shqipërinë e nderon një vajzë. Bëhet fjalë për shkodranen Elsidita Selaj që ushtron sportin e boksit dhe po korr suksese të mëdha. Në Shqipëri është absolute, pasi dhe konkurrenca nuk është shumë e madhe, por shqiptaria po e tregon veten dhe në arenën ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë në Evropianin U-18 që po zhvillohet në Abruzzo të Italisë dhe ka arritur të kalojë me sukses ndeshjen e parë.

Shkodranja ka fituar ndeshjen e parë dhe tashmë ka kaluar në gjysmëfinale. Ajo ka  mposhtur kundërshtaren kroate, Zaja duke e kaluar turin e parë. Shkodranja garon deri në peshën 75 kg dhe ka cilësi shumë të mira. Selja nuk hasi shumë vështirësi në ndeshjen e parë, pasi e dominoi totalisht kundërshtaren. Vendimi i gjyqtarisë për ndeshjen e saj ishte unanim. Aventura e saj në këtë Evropian nuk mbaron këtu, pasi tashmë pret të ndeshet në gjysmëfinale. Nëse arrin dhe kalimin e gjysmëfinaleve ajo mund të luftojë për medalje të artë, pasi atë të bronzit pothuajse e ka siguruar.

Trajneri i saj, Jetmi Kuçi, ka shumë besim te aftësitë e Elsiditës dhe beson se do të korrë suksese të mëdha me të. Elsidita është një ndër femrat e radha që merren me boks në Shqipëri dhe duhet përkrahur dhe mbështetur për guximin që ka. Fakti që stërvitet nga një ish-boksier i madh si Kuçi e bën më të lehtë për të. /EDS/

Dënimi 1 shekull më parë, Stallone bind Trump t'i japë faljen boksierit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Prill 2018 18:49
Afro-amerikani kampion bote në 1910

I dënuar për imoralitet në vitin 1913. Faji i tij ishte se transportoi një grua të bardhë përtej kufijve të shtetit (shtet brenda SHBA-ve), pavarësisht se ajo grua e bardhë ishte e fejuara e tij. Tani me kërkesë të Sylvester Stallone, i cili i kërkoi mikut të tij, presidentit të SHBA-ve, Donald Trump falje të plotë, ky faj mund t’i hiqet. Bëhet fjalë për kampionin e parë të peshave të rënda të vitit 1908, boksierit me ngjyrë Jack Jonson.

Ai u vu në pranga, pasi u arratis drejt Britanisë së Madhe dhe më pas u rikthye prapë në SHBA për të vuajtur dënimin. Gjykata vendosi që ai të vuante 1 vit heqje lirie. Trump lajmëroi për vendimin në Twitter. Përpara tij, presidentë të tjerë, edhe pse kishin thënë se synonin t’ia hiqnin dënimin boksierit, nuk e bënë, përfshirë presidentin afro-amerikan Barack Obama.

Jack Jonson konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai u shpall kampion i botës në 1910 dhe e mbajti këtë titull deri në 1915. Vdiq në një aksident rrugor në 1946./EDS/

Floyd Mayweather bën deklaratën e madhe, synohet supersfida në Octagon

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Prill 2018 11:22
Boksieri gati të ndeshjet në UFC

Floyd Mayweather jep lajmin e bujshëm se mund të rikthehet nga tërheqja për t’u përballur me sërish me Conor McGregor, por kësaj radhe nën rregullat e UFC dhe jo në një ring boksi. Të dy u përballën Gushtin e kaluar në Las Vegas, që u konsiderua në një nga përballjet me të forta të historisë, kjo dhe për vet të ardhurat që gjeneroi. Megjithatë, boksieri amerikan konfirmoi se është i gatshëm të arrijë akordin për një tjetër ndeshje në Octagon, por kësaj radhe nën rregullat e Arteve Marciale Mikse. Në një intervistë të dhënë, Mayweather deklaroi: “Tërheqja ka qenë e mirë, por siç e dinë të gjithë, unë u tërhoqa dhe u riktheva sërish. A mund ta përsëris diçka të tillë? Sigurisht që po, por nëse do të më duhet a ta bëj diçka të tillë, do ta bëj në Octagon. Fola me skuadrën time dhe Al Hayman tha jo. Nëse arrijmë akordin me Dana White dhe UFC për të zhvilluar një super përballje, rivali i mundshëm do të jetë Conor McGregor, edhe pse ende nuk e dimë.”

Më pas 41-vjeçari vijoi: “Mund të bëjmë një marrëveshje për disa përballje. Por duhet të përfshihet edhe Showtime dhe CBS nëse bie dakort për diçka të tillë në MMA. Mendoj se kur arrin në një status kaq të lartë, duhet të tregosh që një njeri me klas dhe të sillesh si i tillë. Që do të thotë se kur u ndeshëm të dy, të dy e shitëm takimin, e gjithë bota e dashuroi atë që në bëmë. Por jashtë ringut ti duhet të sillesh si një kavalier i vërtetë.” Gjithsesi pikëpyetja qëndron te McGregor, i cili për momentin po përballet me disa probleme me ligjin, pasi u arrestua në fillim të muajit, pas trazirave që shkaktoi në New York. Irlandezi hodhi disa objekte në autobusin e yllit të UFC, Khabib Nurmagomedov, duke shkaktuar dëme materiale. Edhe pse Mayweather konsideron se rivali i tij duhet të përballet me gjëra të tjera, ai nuk e ka problem ta sfidonte sërish: “Unë mund të bëj gjithçka që dëshiroj, kur dua dhe si të dua.” /EDS/