Zbulohet arsyeja e zënkës mes Mourinhos dhe Pogbas

18 Tetor 2018

Mesfushori i Manchester United, Andreas Pereira, e ka konfirmuar se arsyeja e zënkës mes trajnerit Jose Mourinho dhe mesfushorit Paul Pogba, ka qenë një video e postuar nga francezi në Instagram. Muajin e kaluar, Sky Sports News publikoi një video, ku shihej Mourinho dhe Pogba duke debatuar gjatë një seance stërvitore në Carrington, një ditë pasi portugezi kishte njoftuar francezin se nuk do të ishte më kapiten ekipi.

Mourinho ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e Pogba-s, i cili kishte postuar një video në Instagram nga tribunat e Old Traffordit duke qeshur, gjatë ndeshjes së Manchester Unitedit kundër Derby Countyt, ku “Djajtë e kuq” u eliminuan nga Carabao Cup.

Pereira, i cili kishte qenë pjesë e kësaj videoje, bashkë me Luke Shaw, ka konfirmuar se kishte qenë pikërisht kjo video shkaku i zënkës mes trajnerit dhe mesfushorit. “Ishte një ndeshje e Carabao Cup. Pogba postoi një video para se të përfundonte ndeshja, ku shfaqeshim unë, ai dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw, duke qeshur. Ne ishim duke fituar 1-0 kur e postuam videon. Pastaj e humbëm ndeshjen dhe njerëzit thanë se Pogba e kishte postuar videon pas humbjes. Por, unë e di se nuk është e vërtetë. Edhe Mourinho mendoi se Pogba e kishte postuar më vonë dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.