Zbulohet e ardhmja e Elseid Hysaj, rinovon me Napolin dhe më pas…

12 Shkurt 2020

E ardhmja e Elseid Hysaj është vendosur. Ky do të jetë sezoni i fundit te Napoli për Elseid Hysaj, që pritet të gjejë një tjetër sistemim në merkaton e verës. Menaxheri i tij, Mario Giuffredi nuk humbet asnjë rast për të konfirmuar largimin e mbrojtësit shqiptar, porn ë intervistën e fundit për mediat italiane, ai ka zbuluar një detaj shumë interesant.

Hysaj

Hysaj do ta mbyllë me Napolin pas një aventure 5-vjeçare, por më parë do të rinovojë kontratën. Kjo lëvizje është një mbrojtje e klubit, në mënyrë që të fitojë sa më shumë nga shitja e kartonit të mbrojtësit. Sipas agjentit, futbollisti dhe Napoli po diskutojnë prej kohësh rinovimin, ndërsa vetëm muajin e ardhshëm do të mësohet nëse do të ketë ose jo një marrëveshje. Elseid Hysaj duhej të largohej nga Napoli që në merkaton e dimrit, por dëmtimet e shumta në mbrojtje dhe ulja në pankinë e Genaro Gattuso bënë që kapiteni i kombëtares shqiptare të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan