Zbulohet merkato, kjo do të jetë Apolonia e Marjol Mihos

Apolonia e mbylli këtë sezon në vendin e tretë, pak a shumë në pritshmëritë që pati ku klub në nisje të sezonit të shkuar. Por, kur u bënë tre vite në Kategorinë e Parë dhe do të nisë i katërti, në Fier kjo situatë duket se është bërë e papëlqyeshme. Pra, këtë vit duhet të synohet rikthimi në elitë.

Që do të thotë se investimet do të jenë më të mëdhaja dhe gjithashtu kuntigjenti i futbollistëve më cilësor. Megjithatë, puna ka nisur dhe i pari në listë është trajneri Marjol Miho, i cili ka përckatuar stafin që do të punojë për sezonin e ri si dhe lojtarët që do të firmosin bashkë me të.

Prezantimi i trajnerit bëhet të hënën, ndërkohë që më 10 korrik do të nisë puna për sezonin e ri. Miho do të ketë ndihmës Sokol Argjendarin, ndërkohë që përgatitës fizik do të jetë Llazar Gjika, që do të zëvendësojë Maringlen Kulen. Trajner portierësh do të jetë Kosta Sera, ndërsa janë zbuluar dhe lojtarët që do të bashkangjiten në këtë staf.

Eduasportin.com zbulon se Marjol Miho do të afrojë një portier, i cili do të rivalizojë me Endrit Çakon për kuadratin, ndërkohë që në mbrojtje duket e qartë se do të rikthehet Andi Prifti që luan në të djathtë, Rudin Nako që luan në qendër dhe Arbër Mone që pozicionohet në të majtë.

Në mesfushë pritet rinovimi i Taulant Hysenshahaj, por dhe afrimi i Jurgen Hidërsha. Padiskutim që një kërkesë tjetër e trajnerit Miho është dhe Xhuljo Mirani që ka mbyllur sezonin te Tomori. Agim Meto shihet si pasuesi i Dimos në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa djathtas janë të pozicionuar lojtarë si Sota dhe Mihana që do të alternohen me njëri-tjetrin.

Në sulm mësohet se kërkohen shërbimet e Fatjon Sefës, por që edhe Andi Ribaj është në “pole” për të marrë vendin që ka pasur më parë në këtë ekip. Normalisht, Florido Çaushaj shihet me perspektivë, pasi ai ka moshë të re, megjithatë, por objektivat e këtij sezoni Apolonia kërkon eksperiencë. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan