Zbulohet plani i Real Madridit: Mane këtë verë, Mbappe më 2021

20 Maj 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke ringjallur interesin e tij për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Zidane ka ndjekur yllin e Senegalit për më shumë se dy vjet dhe është inkurajuar pasi e ka kuptuar se përpjekjet e Liverpoolit për të hapur bisedime mbi rinovimin e kontratës deri më tani kanë ngecur.

Drejtuesit dhe trajneri i Mbretërve janë duke bërë plane për transferimin e tij Mane pasi kanë hasur në pengesa për transferimin e Kylian Mbappe.

Lexo po ashtu: Mbappe nuk do të nxitojë për t'u larguar nga PSG

Sipas mediumit Le 10 Sport, Zidane dhe presidenti i Realit, Florentino Perez kanë pranuar se një marrëveshje verore për sulmuesin e PSG-së, Mbappe, nuk do të ndodhë dhe në vend të kësaj planifikojnë transferimin e tij në vitin 2021.

Në vend të kësaj, Zidane ka sugjeruar ardhjen e Mane si një emër i madh për këtë verrë, diçka që ka marrë miratimin nga presidenti Florentino Perez.

Lexo po ashtu: Liverpooli dëshiron të largojë interesimin e Realit, duke i ofruar Manes kontratë të re

Marrëveshja e Manes është e vlershme deri në vitin 2023, por Mbretërit besojnë se do të arrijnë transferimin e tij pasi Liverpooli po shikon emra të rinj për sulm.

Reds janë në për sulmuesin e RB Leipzig Timo Werner, i cili do të arrinte në Anfield si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Mane. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan