Zbulohet prapaskena e bujshme, Reali nuk fitoi asnjë cent nga largimi i futbollistit

18 Shtator 2020

Në media u raportua se Hames Rodrigez u ble nga Evertoni për rreth 25 milionë euro. Por së fundmi në skenë ka dalë një lajm i çuditshëm.

Real Madrid nuk e ka shitur lojtarin tek klubi anglez, por thejsht ka dashur të shpëtojë nga rroga e tij. Lajmin e ka dhënë ish-ekipi i parë i Rodrigezit, Banfiled.

Këta të fundit ishin interesuar për transferimin, pasi përfitonin taksën e solidaritetit, por në fund kanë zbuluar nga UEFA që Evertoni nuk ka shpenzuar asnjë cent për të blerë mesfushorin kolumbian.

InformaciĂłn oficial acerca del pase de James RodrĂ­guez đŸ‘‰đŸ» https://t.co/jOKVyDdBEt pic.twitter.com/SgU5Bk0uHW

— Club A. Banfield (desde 🏠) (@CAB_oficial) September 17, 2020

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com