Zbulohet renditja dhe pikët e të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve – Real Madridi i pari, Juventusi i gjashti dhe Liverpooli i dhjeti

10 Korrik 2020

Real Madridi është skuadra më e madhe në historinë e Ligës së Kampionëve, por raporti hipotetik i tyre ‘pikë për lojë’ është më i keq se rivalët Barcelona.

Me 13 tituj evropianë, qoftë Kupa Evropiane apo Ligat e Kampionëve, nuk ka asnjë dyshim se Reali është skuadra më e mirë në historinë e kësaj gare, gjashtë trofe më shumë se rivalët e tyre më të afërt të Milanit me shtatë kupa gjithsej.

Nëse të gjitha skuadrat që kanë luajtur ndonjëherë në garë do të merreshin nga tre pikë për fitore dhe nga një pikë për barazim dhe të futeshin në një tabelë të madhe, Los Blancos do të kryesonte tabelës, por jo edhe aq larg me pikë.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Në fakt sipas tabelës, nga Statbunker, raporti i pikëve të Realit për lojë është më i keq se ai i Barcelonës dhe ata kryesojnë tabelën vetëm për shkak se kanë luajtur 11 ndeshje më shumë në Ligën e Kampionëve.

Duke marrë parasysh që Milani e ka fituar titullin shtatë herë dhe Liverpooli është i treti në listë me gjashtë trofe, është befasi të shohësh renditen e këtyre dy skuadra në vendin e nëntë dhe të 10-të në listë, përkatësisht.

Real Madridi mbret i Ligës së Kampionëve (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver) 

E gjithë kjo vjen pasi dy klubet e mëdha kanë duruar sezone të dobëta viteve të fundit, ku jo rrallëherë kanë dështuar të kualifikohen në këtë garë.

Në vendin e tretë renditet Bayern Munichu, ndërsa pasohet nga Manchester Unitedi i katërti dhe Juventusi i pesti.

Arsenali, Chelsea dhe Porto janë klubet tjera që kompletojnë dhjetëshen, ndërsa më poshtë keni ‘top 50’ klubet me më shumë pikë të mbledhura në histori të Ligës së Kampionëve.

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan