Zbuloni misteret e Lopetegui për mesfushën

Mesfusha e Real Madridit ka luajtur një rol kyç në suksesin e klubit në vitet e fundit që i ka parë ata të fitojnë tre Champions League radhazi dhe është një repart që do të ketë mjaft konkurrencë për vendet në sezonin e ardhshëm. Casemiro, Kroos dhe Modric kanë qenë titullarë në mes të fushës gjatë epokës së Zidane në klub ku ata kanë siguruar ekuilibër dhe cilësi të ndryshme. Casemiro ka kualitete mbrojtëse dhe aftësinë për të fituar topin, Kroos zëvendësoi Xabi Alonso dhe ndërton lojën, ndërsa aftësia e Modric për të lidhur mesfushën me sulmin është e admiruar gjerësisht. Lojtari më i mirë i Kupës së Botës së Rusisë, është një lojtar bazik në ekipin e Real Madridit dhe është vënë re, që kur ai nuk luan mungesa e tij ndjehet shumë.

Tani, 32 vjeç, ai është lider në mesin e fushës dhe do të vazhdojë të jetë me të gjithë të rinjtë që vijnë në klub. Isco është trashëgimtari kryesor i pozitës së tij dhe është një lojtar i pëlqyer i trajnerit Lopetegui siç është parë tashmë me ekipin kombëtar. Në Itali ata ende flasin për performancën e tij në Bernabeu kur Spanja luajti për kualifikuest e Kupës së Botës. Përveç tij, Dani Ceballos, është gati të dalë përpara pas një sezoni të vështirë, ndërsa Kovacic është një lojtar që kërkon të largohet nga klubi, pasi kërkon më shumë minuta, por ka një ndjenjë se ai mund të marrë rolin e Modric në të ardhmen. Marcos Llorente është një tjetër lojtar që ka luftuar për të shkëlqyer në Bernabeu dhe ai do të duhet të rrisë nivelin e tij. Duke patur parasysh cilësitë e tij duket qartë pse “Los Blancos” nuk po kërkon të blejë lojtar tjetër. Në vend të kësaj, Lopetegui përballet me një ‘puzzle’ mbi formacionin e duhur. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.