Ze Maria shumë pranë largimit nga Tirana, ja kush mund ta zëvendësojë brazilianin

Ze Maria është i shkarkuar. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë trajnerin brazilian dhe largimi pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim. Vendimi është marrë nga vetë presidenti Halili, i cili akoma nuk e ka zyrtarizuar largimin e brazilianit. Kishte kohë që diçka ishte krisur, por humbja në derbi me Partizanin ishte fatale për Ze Maria-n.

Aktualisht trajneri është në punë, duke stërvitur ekipin në prag të sfidës me Kastriotin, ndonëse situata nuk është e favorshme. Klubi kërkon që ta zgjidhë këtë çështje me mirëkuptim, pasi kontrata nuk ka asnjë klauzolë. Tirana ka vetëm dy rrugë: ose të gjejë një marrëveshje me Ze Maria-n, ose ta shkarkojë dhe të paguajë dëmshpërblimin, që kap shifrën e 140 mijë eurove për dy vite.

Largimi i Ze Maria-s ka si arsye kryesore mungesën e rezultateve. Skuadra ka një rekord negativ në gjashtë javët e para. Përpos rezultateve, edhe loja nuk është në nivelin e duhur. Tirana e derbit ishte një nga skuadrat më të dobëta të viteve të fundit. Një arsye tjetër është marrëdhënia e tensionuara me lojtarët, ku shumë herë ka lënë në stol apo tribunë futbollistë titullarë. Rasti më i fundit është Erando Karabeci, i cili u detyrua ta ndiqte derbin nga tribuna.

Siç ndodh shpesh në të tilla raste, kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë që mund të zëvendësojnë brazilianin. Emri i parë që përflitet është ai i Julian Ahmataj, me një të kaluar te Tirana. Eksperienca e fundit është me Kamzën. Ardian Mema, ish-trajneri i 17 vjeçarëve dhe aktualisht ndihmës i Ilir Dajës, është kandidati i dytë. Edhe pse Tirana e ka ndjekur me vëmendje, do të jetë e vështirë që Mema të braktisë Ilir Dajën. Gjithçka mbetet në kuadrin e hipotezave, sepse në fillim duhet të largohet braziliani. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan