Zeman këshillon Partizanin për Moggin

Trajneri i Peskarës së Ledian Memushajt, Zeman, njihet si një nga personazhet më të mëdhenj anti-Juventus në botën e futbollit. Ai nuk ngurron t’i sulmojë bardhezinjtë apo drejtuesit e tyre sa herë që i jepet mundësia. Marrëdhënia e tij me ish-drejtorin e Juventusit, Luciano Moggi, dihet që nuk është aspak e mirë dhe diçka të tillë trajneri çek e shfaq edhe kur e pyesin për aventurën e Moggit te Partizani.“Është kthyer të punojë në Shqipëri, por edhe në Itali, pavarësisht pezullimit, ka në dispozicion radio, gazeta dhe televizione. Nuk e kuptoj kush e kërkon. Mendojnë se ai mund t’u zgjidhë problemet. Por sipas meje, ka bërë të falimentojnë shume klube”, tha Zeman gjatë një interviste për “Corriere della Sera”.Moggi tashmë është shndërruar në një drejtues të plotfuqishëm te Partizani dhe do të drejtojë një projekt për ringritjen e klubit të kuq në majat e futbollit shqiptar. Ai ka mbështetjen e plotë të presidentit Demi i cili i ka lënë dorë të lirë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan