Zemra e Canës e ndarë me dysh para takimit Marseille – Lazio

Lorik Cana i ka veshur të dyja fanellat, ndaj e ka mjaft të vështirë që të përkrahë një skuadër në takimin e Ligës së Evropës, Mareille – Lazio. Ish kapiteni i kuqezinjve analizon këtë sfidë, ndërsa kontaktohet nga Radiosei. “Zemrën e kam të ndarë mes Lazio-s dhe Marseille-s. Të dyja i kam ndjekur këto vite. Lazio ka lojtarë të mirë dhe edhe këtë vit synon Champions-in. Kurse OM ka ndryshuar shumë. Janë të fortë e synojnë zonën Champions, si bardhekaltrit. Stadiumi Velodrom është një ambient magjik, tifozët janë mjaft të zjarrtë.

Do të jetë sfidë e tensionuar dhe OM do të bëjë gjithçka të fitojë, edhe pse nuk do ketë fansa në stadium. Por e pranoj, zemra ime është më afër francezëve. Strakosha? Ai është zbulim, tani është ndër emrat më të kërkuar. E do futbollin dhe ka punuar në maksimum. Kurse Berisha është luftëtar, ka cilësi. Lazio ka marrë një lojtar me rëndësi.”, tha Cana.

Lorik Cana e ka vendosur të ardhmen e tij. Ai do të qëndrojë edhe disa muaj në Shqipëri, e më as do të largohet, pasi do të nisë një karrierë të re, po në fushën e futbollit, por këtë herë si drejtues. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare po bën kurset për Licencën UEFA. Ai tregoi planet për sajtin francez “Foot Mercato”

“Aktualisht unë drejtoj një fondacion për të promovuar sportin dhe kulturën te të rinjtë në Tiranë, ku do të vazhdoj deri në vitin e ardhshëm. Më pas, do të nis një karrierë si drejtues në një klub për të marrë eksperiencë për disa vite. Përse jo, për t’u kthyer në të ardhmen si një drejtues i Olimpik Marsejës, do të më pëlqente”, tha Cana, duke treguar se Marseille vazhdon të ngelet në zemrën e tij.

Ai më pas tregoi planet për të ardhmen, ku ka dëshirë që të blejë një klub, por zbulon se për momentin është ende në negociata. “Vazhdojnë disa negociata për blerjen e këtij klubi, ndaj nuk mund të them ende asgjë konkrete. Ai është një klub që nuk bën pjesë në 5 kampionatet e mëdha evropiane, por do të jetë një vend i shkëlqyer për të marrë eksperiencë. Dua të shoh nëse më pëlqen kjo jetë, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të arrij të shkoj në një klub më të madh më vonë. Mua më tërheq roli i drejtuesit sportiv, ose më saktësish menaxhimi në përgjithësi, nuk më ka tërhequr kurrë të jem trajner”, deklaroi ish kapiteni i kuqezinjve. Në fund, ai tregoi se një nga momentet që kurrë nuk do ta harrojë ka qenë atmosfera që krijohej në derbin Gallatasaraj – Fenerbahçe./EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan