Zgjedhjet në FSHF, të veçantat e procesit

Ditë më parë Komiteti Ekzekutiv u mblodh dhe përcaktoi 7 shkurtin si datën kur do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, nga do të dalë edhe presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në Asamble do të votojnë të gjithë anëtarët, ku nuk përfshihen vetëm klubet, por edhe shoqatat sportive rajonale, shoqata e arbitrave, shoqata e trajnerëve, e arbitrave dhe mjekëve sportivë. Në total janë 66 anëtarë me të drejtë vote, kurse për të qenë kandidat mjafton që një klub të të sugjerojë.

Për të kaluar në zgjedhjet e këtij viti, Armand Duka është propozuar nga Korabi, kurse Bashkim Fino nga Lushnja.  E gjitha brenda rregullave, parashikuar në Nenin 31, pika 3 e statutit të FSHF-së.

Fituesi del nga votimi në Asamble dhe mandati i presidentit zgjat 4 vjet. Zgjedhjet mund të kenë edhe dy raunde. Për t’u shpallur menjëherë fitues në zgjedhje duhen 2/3 e votave, e përkthyer ndryshe në 44 vota. Nëse nuk arrihet kuorumi, atëherë zhvillohet raundi i dytë i votimeve, ku fituesi shpallet me shumicë të thjeshtë, me kandidatin që merr më shumë vota president të ri. Vecc presidenti, Asambleja zgjedh edhe Komitetin Ekzekutiv.

Anëtarët e Asamblesë Zgjedhore: Ada, Besëlidhja, Bilisht Sport, Bylis, FC Besa, FC Gramozi, FC Lushnja, FK Apolonia, Fk Dinamo, FK Elbasani, FK Kamza, FK Këlcyra, FK Kukësi, FK Memaliaj, FK Skrapari 2006, FK Sukthi, FK Tërbuni, FK Tomori 1923, Flamurtari FC, Ilira, KF Adriatiku Mamurras, KF Burreli, KF Butrinti, KF Delvina, KF Egnaria, KF Erzeni, KF Gramshi, KF Lacci, KF Maliqi, Fieri, KF Naftëtari, KF Pogradeci, KF Pojani, KF Policcani, KF Shkumbini, KF Skënderbeu, KF Tepelena, KF Teuta, KF Tirana, KF Turbina, KF Vllaznia, KS Kastrioti, KS Korabi, KS Luftëtari, KS Sopoti, KS Vlora, KSSH Velecciku, Luz i Vogël 2008, Olimplik FC, Partizani, Përmeti, SHS Albeptrol Patos, SK Himara, Shoqata e trajnerëve, Shoqata e mjekëve sportivë, Shoqata e Arbitrave të Futbollit, Shoqata e Futsallit, Shoqata Rajonale Tiranë, Shoqata Rajonale Durrës, Shoqata Rajonale Shkodër, Shoqata Rajonale Elbasan, Shoqata Rajonale Fier, Shoqata Rajonale Korccë, Shoqata Rajonale Gjirokastër, Shoqata Rajonale Lezhë

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan