Zgjohuni, Italia po na merr lojtarin e Interit!

Nuk e dimë se kush është zbulues talentesh i Federatës Shqiptare të Futbollit në Itali, por ka një minus të madh. Ekipi ynë kombëtar nuk ka afruar në rrjetin e ekipeve të moshave Ramen Cepelen.
I riu shqiptar luan me ekipin U-15 të Interit dhe është një ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadra. Mbrojtësi është edhe zëvendëskapiten i këtij ekipi.

Futbollisti i datëlindjes 2003 luan si qendërmbrojtës dhe cilësitë e tij të mira kanë zgjuar edhe interesin e Italisë. Eduasportin.com mëson se zyrtarët e Federatës të vendit fqinj nisën kontaktet me lojtarin dhe duan ta afrojnë me ekipet e tyre kombëtare.

Mbrojtësi ka cilësi shumë të mira, por nuk është kontaktuar asnjëherë nga zyrtarët e FSHF-së. Duket e çuditshme diçka e tillë, pasi i riu po bën mjaft mirë me ekipin e tij italian dhe ka rënë shumë në sy. Humbëm Rashicën për teka personale, por të mos humbasim lojtarë për mungesë aftësie. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan