Zhvillime te Laçi: Shkarkohet Starova, Cungu i merr vendin “maces së zezë”

14 Tetor 2019

Armando Cungu rikthehet te Laçi, skuadër me të cilën pati një sukses të madh pak sezone më parë. Trajneri shkodran, që nuk ka pasur asnjë aventurë që prej shkarkimit nga Vllaznia, do të zëvendësojë në detyrë Sulejman Starovën, shkruan “Panorama Sport”. “Bobi”, i cili mori drejtimin e klubit në sezonin e shkuar, nuk ka mundur t’a mbyllë fazën e parë me kurbinasit, ku në 7 javë kampionat ka mundur të marrë 7 pikë si dhe vetëm një fitore, atë kundër Partizanit në javën e katërt të kampionatit.

Cungu dhe Starova kanë pasur një bashkëpunim mes tyre në periudhën kur shkodrani ishte trajner i Kukësit dhe tiranasi drejtor teknik. Por marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë e afërt, madje Cungu bëri fajtor Starovën për shkarkimin e tij asokohe, duke e cilësuar atë si “mace e zezë”.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan