Zidane dëshiron që Messi të qëndrojë te Barcelona: Duam që më të mirët të luajnë në La Liga

03 Korrik 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron që superylli i Barcelonës, Lionel Messi të mbetet në La Liga mes spekulimeve për një largim të mundshëm.

Messi, 33 vjeç, është kontraktuar me Barcën deri në vitin 2021, por u raportua se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po konsideron një largim nga Camp Nou.

Sipas mediumit Cadena SER, Messi ka ndaluar negociatat për kontratë të re për shkak të zhgënjimeve të tij me Barcelonën, e cila është në rrugë për të humbur garën e titullit nga rivalët e hidhur të Madridit këtë sezon.

Lexo po ashtu: Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona

Zidane u pyet për thashethemet në lidhje me Messin pasi Real Madridi ngriti epërsinë në katër pikë falë fitores të së enjtes 1-0 ndaj Getafe.

Trajneri i Mbretërve ka thënë se dëshiron që ylli argjentinas të mbetet edhe më tutje në La Liga.

Lexo po ashtu: Messi mund të bëjë një kthim shokues te klubi i fëmijërisë Newell's Old Boys

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ne shpresojmë që mos të largohet sepse ai është në këtë ligë dhe ne duam më të mirët në këtë ligë”, ka thënë Zidane.

E ardhmja e Messit është mund të jetë në Argjentinë te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys, ndërsa në Evropë është lidhur me Manchester Cityn dhe Interin. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com