Zidane: E di se cilët lojtarë do t'i transferojë në verë

20 Prill 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se ai ka identifikuar objektivat e transferimit të tij përpara fillimit të sezonit 2019-20.

Francezi pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e plakur të Los Blancos në sezonin e ri, me presidentin e klubit Florentino Perez të gatshëm ta mbështes atë me një shifër të madhe për transferimet e verës.

Lexo po ashtu: Hazard te Reali brenda pak ditësh

Është vet Zidane, i cili ka deklaruar se tashmë i ka identifikuar transferimet e mundshme dhe i di ato.

“Unë do të flas me klubin për transferimet, pasi e di mirë se cilët dua të sjell”.

Lexo po ashtu: Real Madridi vazhdon të ëndërrojë transferimin e Neymarit

“Megjithatë, unë nuk do të zbuloj emra në këtë fazë”, ka thënë Zidane.

Zidane ka qenë i lidhur me lëvizjet e dyshes nga Liga Premier, Eden Hazard dhe Paul Pogba, si dhe për Luka Jovicin e Benficës dhe Matthijs De Ligt të Ajaxit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com