Zidane: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

21 Dhjetor 2019

Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë për media, para përballjes me Athletic Bilbaon në La Liga.

Por, gjatë kësaj konference, trajneri francez është pyetur edhe për përballjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se Pep Guardiola është një trajner i shkëlqyeshëm dhe se skuadra angleze ka lojtarë të jashtëzakonshëm.

Pep Guardiola

“Kemi luajtur shpesh kundër njëri-tjetrit si futbollistë dhe e respektoj shumë si trajner, sepse mendoj se ai është trajneri më i mirë në botë. Këtë e ka shfaqur gjatë gjithë karrierës së tij”, ka thënë Zidane.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Zinedine Zidane

“Manchester City ka një skuadër me lojtarë shumë të talentuar, por do të shohim kur të vije koha se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.

Takimi në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt do të jetë ai më kryesori në fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com