Zidane habit me deklaratën e tij për Juventus

Zinedine Zidane në konferencën e sotme për shtyp ka komentuar shortin e hedhur ditën e djeshme në Nion të Zvicrës për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e tij, Real Madrid do të luajë ndeshjen e parë e këtij raundi në Torino. Një sfidë jo dhe aq e lehtë për madrilenët edhe pse shihen favoritë. Juventus është një skuadër që trajneri francez e njeh mjaft mirë si lojtar dhe si trajner, pasi vitin e kaluar e mundi në finalen e madhe në “Cardiff” me rezultatin 1-4. Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, Casemiro me Marco Asensio nga një dhe Mario Mandzukic të vetmin për bardhezinjtë.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, sikurse vitin e kaluar. Juventus është një ekip kompetitiv. Do të jetë vërtetë vështirë. Është 50%. Do të shohim pas ndeshjes së parë. Juventus ishte ekip me rëndësi për karrierën time. Do të më kishte pëlqyer që ta evitonim në këtë shorte, por shorti na përballi përsëri. Nuk kam menduar asnjëherë nëse do të jetë short i lehtë apo i vështirë për ne, as tani as më parë. Pasi të gjitha ekipet rivale janë të fortë dhe të mirë”- ka thënë Zidane.

“Los Blancos” do të luajë ditën e nesërme ndaj Gironas në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 29-të të La Ligas ndërsa me 3 prill luan në Torino ndaj Juventus në kuadër të fazës çerekfinale të Champions Legue. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan