Zidane i irrituar dhe me kritika për lojtarët e Realit pas humbjes nga Mallorca

20 Tetor 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar që lojtarët e tij të tregojnë më shumë qëndrueshmëri tani e tutje.

Francezi mbeti i irrituar pas humbjes së parë këtë sezon të Los Blancos në La Liga ndaj Mallorcas.

Sidoqoftë, Zidane ishte i qartë në mesazhin e tij se lojtarët e tij duhet të përshtaten shpejt për të luajtur në ndeshjet e shpeshta.

Lexo po ashtu: Real Madridi befasohet nga Mallorca dhe shijon humbjen e parë këtë sezon në La Liga

“Problemi për momentin është se ne duhet të tregojmë një nivel të qëndrueshëm çdo tre ose katër ditë”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Për momentin, ne nuk po e bëjmë këtë, dhe kjo duhet të përmirësohet”.

Mallorca e befasoi Realin (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Nuk jam i shqetësuar, por gjithmonë u them lojtarëve se nëse duan të fitojnë trofe, duhet të tregojnë qëndrueshmëri”.

Lexo po ashtu: Mallorca 1-0 Real Madrid, notat e lojtarëve

Zidane ishte pa shtatë lojtarët e ekipit të parë për udhëtimin te Mallorca, por ai nuk pranoi ta përdorte atë si një arsye për performancën e tyre të dobët.

“Lëndimet nuk janë një justifikim. Ne kemi mjaft lojtarë për të mbuluar lëndimet, dhe ata lojtarë duhet të tregojnë se janë rritur”.

“Ne kemi nevojë për të gjithë skuadrën në gjendje të luajnë kur ftohen”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan