Zidane i ka kërkuar Perezit largimin e Vinicius Junior

10 Qershor 2019

Zinedine Zidane ka filluar t’i bëjë ndryshimet e para te skuadra e Real Madridit, pasi tashmë ka siguruar transferimin e Eder Militaos dhe së fundmi atë të Eden Hazard.

Trajneri francez nuk dëshiron që të përsëritet sezonin që sapo lamë pas te skuadra spanjolle, pasi nuk arritën të fitonin asnjë trofe, andaj po bën një revolucion në skuadër.

AS raporton se Zidane i ka bërë me dije Real Madridit se Vinicius Junior duhet të huazohet në këtë verë te një skuadër, për të fituar më shumë përvojë.

🇧🇪✨ ¡El TALENTO de @hazardeden10!#WelcomeHazard | #HalaMadrid pic.twitter.com/xgTV39yCRY

— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) June 7, 2019

Ka pasur oferta huazimi për Vinicius, por Perez e ka vënë veton ndaj tyre, pavarësisht se Zidane ka dyshime për dobinë e brazilianit në skuadër.

Lexo po ashtu: Vinicius Jr: Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi

Kjo ka bërë që Vinicius Junior të shqetësohet, duke u bazuar në fundin e sezonit që përfundoi, derisa francezi i ka bërë të ditur se ai do të ketë pak minuta në dispozicion në sezonin e ri nëse qëndron. /Telegrafi/

www.telegrafi.com