Zidane kërkohet në vendlindje, a mund të ikë nga Madridi?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 17:43

Federata Franceze e Futbollit raportohet të ketë kontaktuar me Zinedin Zidane për t’i ofruar punën e trjajnerit të skuadrës kombëtare nëse vendos që të largohet nga Real Madrid. ‘El Confidencial’ shkruan se trajneri aktual i ‘Gjelave’, Didier Deschamps, ka një kontratë me kombëtaren e tij deri në vitin 2020, por drejtuesit po i shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të ardhmen.

Nëse Franca dështon në Botëror ndoshta rrugët e Deschamps dhe kombëtares mund të ndahen më shpejt dhe Zizou do të ishte zgjedhja perfekte për Francën. Por edhe nëse Deschamps vazhdon deri në fund të kontratës, sërish Zidane shihet si pasardhësi i tij në këtë detyrë.

Sipas të njëjtit burim, edhe vetë Zidane e kupton që nuk mund të qendrojë përgjithmonë në postin e trajnerit të Real Madrid dhe e sheh drejtimin e kombëtares me të cilën ka fituar një Botëror dhe një Europian si hapin e radhës në karrierë.

Francezi gjithashtu nuk e sheh veten duke drejtuar ndonjë klub tjetër europian, por mund të mos jetë i gatshëm të largohet që këtë verë nëse Reali humbet finale e Kievit, pasi nuk do të donte të ndahej me një disfatë, pas suksesit të jashtëzakonshm që ka pasur nën drejtimin e klubit madrilen sidomos në Europë. Nëse Perez nuk vendos ta shkarkojë, Zizou nuk ka ndërmend të largohet që këtë sezon.

Në 108 ndeshje që ka luajtur me fanellën e Francës, Zidane ka shënuar 31 gola, 2 më të famshmit ato në finale e Kupës së Botës 1998 në atë firore historike 3-0 kundër Brazilit. Gjithashtu ai ishte protagonist edhe në Eruopianin e vitit 2000 të fituar po nga Franca, ndërsa ndeshja e tij e fundit me “Gjelat” ishte finalja e Kupës së Botës 2006 ku doli para kohe nga loja pas asaj goditje me kokë ndaj Marco Materazzi-t./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike