Zidane me deklaratë më të kujdesshme: Mbappe është lojtar i PSG-së

14 Dhjetor 2019

Zinedine Zidane ka folur dhe një herë rreth mundësisë së transferimit të Kylian Mbappes te Real Madridi.

Trajneri francez javë më parë deklaroi se është i dashuruar në lojën e bashkëkombsit të tij dhe se e do te Los Blancos.

Por, kë konferencën e fundit për media, Zidane ka qenë më i kujdesshëm me deklaratën e tij, duke thënë se Mbappe është lojtar i Paris Saint-Germainit.

“Mbappe luan për PSG-në. Nuk mund ta komentojë atë se çfarë po ndodhë prapa skenës”, ka thënë i pari i skuadrës së Real Madridit.

Lexo po ashtu: Mbappe po e vë nën presion PSG-në për të ardhmen

“Do të ishte mungesë respekti nga ana ime nëse flas për të. Ju e dini se e njoh atë shumë mirë, por që duhet të kem më shumë respekt”.

Real Madridi thuhet se ka një marrëveshje paraprake nga vera e kaluar me Mbappen, por deri më tani asgjë nuk ka konkrete. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan