Zidane: Më pëlqen shumë Pogba

20 Prill 2019

Zinedine Zidane dëshiron që ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, të jetë lider i skuadrës së tij të re në Real Madrid, në të ardhmen.

Pogba, 26 vjeç, është lidhur shumë me një transferim në Santiago Bernabeu dhe bashkëkombësi i tij francez është një tifoz i madh i mesfushorit.

“Më pëlqen shumë Pogba – kjo nuk është asgjë e re”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp.

“Ai është dikush që e njoh personalisht dhe ai është ndryshe nga lojtarët tjerë”.

Ballina e gazetës Marca

“Ai di se si të sulmojë, por di edhe se si të mbrojë”, përfundoi trajneri francez.

Pogba raportohet se është gati për një marrëveshje të re me klubin nga Old Trafford, megjithatë ai do të shfaqet i pari në listën e blerjeve të verës së Zidanes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com