Zidane: Nuk luajtëm mirë për vetëm 10 minuta, do të shkojmë në Angli për fitore

27 Shkurt 2020

Zinedine Zidane e ka fajësuar rënien e përqendrimit te skuadra e tij për 10 minuta, gjë që e solli edhe përmbysjen e rezultatit nga Manchester City.

Po ashtu mbretërit e kanë humbur edhe kapitenin, Sergio Ramos për ndeshjen kthyese, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

“Bëmë 75 minuta të mira. Jemi të zemëruar me humbjen, por kjo është një ndeshje që zgjat 180 minuta. Tani duhet të shohim anët pozitive. Nuk ka shumë të tilla sa i përket rezultatit, por bëmë një ndeshje të mirë, përveç minutave të fundit”.

Zinedine Zidane e Sergio Ramos . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Tani duhet të shkojmë atje dhe të fitojmë. Na duheshin vetëm 10 minuta më shumë përqendrim në një ndeshje të vështirë dhe në fund e paguam. Bëmë gabime që na dëmtuan”.

“Kishim nevojë për 90 minuta përqendrimi total, veçanërisht ndaj një skuadre si Manchester City. Por kjo është vetëm gjysma e rrugës dhe tani është e thjeshtë, duhet të shkojmë në atje dhe fitojmë”.

“U bënë gabime, por ato janë pjesë e futbollit”.

Pep Guardiola e Zinedine Zidane. (Foto: David Ramos/Getty Images)

Zidane nuk pranoi të flas për gjykimin e ndeshjes, duke thënë më shumë e lëndojnë gabimet e ekipit.

“Gjyqtari më tha se nuk kishte asnjë kontakt mes Jesus dhe Ramos te rasti i golit dhe kaq mjafton. Ato që më trishtojnë janë gabimet tona”.

“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk meritonim të humbnim. Nuk e di nëse ishim ne apo City skuadra më e mirë në fushë, por aty ishin dy skuadra të shkëlqyera. Tani duhet të rikuperojmë forcat dhe përgatitemi për ndeshjen kundër Barcelonës. Të dielën pres që tifozët në vijnë dhe na ndihmojnë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan