Zidane po përpiqet ta bindë Perezin që ta blejë Pjanicin

26 Mars 2019
Zidane po përpiqet ta bindë Perezin që ta blejë Pjanicin

Miralem Pjanic është lartë në listën e dëshirave të trajnerit të Real Madridit, legjendës franceze, Zinedine Zidane.

Që nga kthimi i 46-vjeçarit në Santiago Bernabeu po qarkullojnë thashetheme të shumta lidhur me lojtarët që mund të transferohen te Los Blancos.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Miralem Pjanic

Ndërsa Tuttosport raporton se Zidane e ka bindur presidentin e klubit, Florentino Perez, që ta blejë mesfushorin e Juventusit.

Miralem Pjanic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Boshnjaku 28-vjeçar ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2023, ashtu që Reali duhet të paguajë rreth 90 milionë euro për shërbimet e tij.

Sami Khedira dhe Paulo Dybala janë dy futbollistët tjerë të Juves që pritet të largohen gjatë afatit të ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com