Zidane: Si lojtar bëja gjumë të mirë, nuk shkoja në bare dhe pija vetëm ujë

24 Mars 2019

Udhëtimi i Zinedine Zidane në krye të futbollit profesionist ka qenë një kohë e gjatë dhe e vështirë.

Francezi kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij në Real Madrid, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan si futbollist së bashku me lojtar të mëdhenjtë si Ronaldo, Raul dhe Luis Figo .

Sidoqoftë, hapat e tij të parë në lojë nuk ishin mjaft glamuroz dhe Zidane ka treguar shumëçka nga karriera e tij.

Lexo po ashtu: Eden Hazard: Shkaku i Zidanet fillova të luaj futboll, ai është idhulli im

“Ishte e qartë për mua që nga fillimi. Gjithçka që doja të bëja ishte të luaja futboll, por kisha vështirësi në shkollë dhe prindërit nuk më lejuan”, ka thënë fillimisht Zidane për OTRO.

“E dija mirë se nuk kisha një qëndrim ideal. Pastaj një ditë ata më thanë: ‘Ne e dimë se ke diçka në mendje, kështu që bëj atë që dëshiron të bësh’”.

“Sapo kisha lejen e prindërve, u përqendrova në dhënien e gjithçkaje për të arritur atë që dëshiroja. Mbërritja në Cannes, pashë trajnimin e profesionistëve dhe i thashë vetes: ‘Dua ta bëj këtë.’

“Që nga ky moment, bëra gjithçka që unë mund të bëja për tu bërë më i miri”.

Pasi u bashkua me Cannes në moshën 17-vjeçare, Zidane ndryshoi stilin e jetës së tij për të arritur në maje të futbollit.

Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

“Kam fjetur mirë, nuk isha idiot që shkoj nëpër bare, pija vetëm ujë dhe bëja zgjatje”.

“Vendosa gjithçka për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm, doja ta bëja atë me çdo kusht. Kështu unë mund t’i bëja prindërit e mi të lumtur, sepse ishte jeta ime, por gjithashtu bëra që ata të bëheshin krenarë”.

Lexo po ashtu: Revolucioni i Zinedine Zidane – tetë largime dhe tri blerje për një Real Madrid të madh

“Për t’u bërë i njohur, dhe pastaj për të luajtur, duhet të ishit të mirë, jo si sot. Së pari duhej të tregonit se ishit ndryshe nga të gjithë të tjerët, sepse në atë kohë kishte një numër të kufizuar lojtarësh – vetëm një ose dy të rinj për ekip”.

“Sot është e gjitha ndryshe, ajo shkon shumë më shpejt, dhe lojtarët nuk kanë më frikë të bëjnë gabime”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan