Zidane: Titulli në La Liga? Fitimi i titujve është në ADN-në e Real Madridit

21 Maj 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mbetet i bindur që skuadra e tij mund të fitojë titullin e ligës këtë sezon, pasi sipas tij kjo është në ADN-në e klubit.

Los Blancos ka fituar vetëm dy tituj të La Ligës në 11 vitet e fundit, pasi Barcelona ka dominuar me tetë trofe, ndërsa Atletico Madridi ka triumfuar në vitin 2014.

Zidane e çoi klubin drejt titullit të ligës në vitin 2017, duke siguruar një fitore në Malaga, para se klubi të vazhdojë të fitojë edhe Ligën e Kampionëve atë vit.

Lexo po ashtu: Goditja me kokë nga Zidane, Materazzi zbulon pas 14 vitesh ato që i tha francezit në finalen e Kupës së Botës 2006

Në të vërtetë, suksesi i Realit është përqendruar pothuajse ekskluzivisht në garat evropiane vitet e fundit – duke fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve në mes të 2014 dhe 2018, teksa fituan edhe Botërorin e Klubeve dhe Superkupën Evropiane.

Para se futbolli spanjoll të pezullohej pafundësisht në mes të marsit, skuadra e Zidane u mposht 2-1 nga Real Betisi, duke mbetur pikë pas Barcelona lidere.

Zidane ka besim në ekipin e tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Jam i lumtur që mund të punoj me lojtarët e mi pas 60 ditësh. Të gjithë jemi të lumtur që u kthyem. E kishim planifikuar stërvitjen fizike dhe ata e bënë shumë mirë në shtëpi. Ata ishin të gjithë në gjendje të mirë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Ne të gjithë jemi të lumtur që jemi rikthyer, edhe nëse mund të punojmë vetëm në grupe të kufizuara, mund të fillojmë të punojmë në elementë më taktikë”.

Lexo po ashtu: 18 vjet më parë u shënua goli më i miri në histori të Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane shënoi supergol në finale ndaj Leverkusenit

“Të gjithë jemi të lumtur që po stërvitemi, por preferojmë shumë të luajmë, kështu që shpresojmë që kjo mund të kthehet së shpejti”.

“Kemi 11 ndeshje në ligës për të luajtur dhe lojtarët janë të gjithë të uritur. Duam të fitojmë titullin – është në ADN-në e klubit”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan