Zinedine Zidane është 'në prag' të dorëheqjes nga Real Madridi pas dështimit të transferimit të Paul Pogbas

14 Gusht 2019

Zinedine Zidane raportohet se është në prag të dorëheqjes si trajner i Real Madridit,  pas dështimit të klubit për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Gazetari spanjoll Diego Torres ka folur për Independent, duke treguar arsyet e francezit.

“Mos nënshkrimi i Pogba e vendos Zidane në prag të dorëheqjes”.

Zinedine Zidane, trajner i Real Madridit . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Zidane personalisht i premtoi Pogbas se do ta sillte në Madrid dhe tani ai ka mbetur keq.

“Kjo ka rritur vetëm mungesën e besimit midis Zidane dhe Florentino [Perez, presidenti i klubit Madrid]”.

“Për Zidane, projekti i tij dhe Pogba janë pothuajse e njëjta gjë. Asgjë për të cilën atij i ishte premtuar nuk ka ardhur me të vërtetë”, ka thënë ai.

Klubi e ktheu francezin pasi një sezon të vështirë nën drejtimin e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit.

Klubi ka harxhuar deri tani mbi 300 milionë euro me emra si Eden Hazard, Luka Jovic dhe Eder Militao. /Telegrafi/

www.telegrafi.com