Ziyech afër kalimit te PSG

18 Janar 2020

Paris Saint-Germain po tenton ta transferojë Hakim Ziyechin nga Ajaxi.

Soccerlinks raporton se skuadra franceze e do transferimin e marokenit që po kalon nëpër një formë tejet të lartë.

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich janë po ashtu në garë për mesfushori e skuadrës holandeze.

Lexo po ashtu: Arsenali konsideron transferimin e Hakim Ziyech

PSG është e gatshme që të paguajë rreth 40 milionë euro për transferimin e Ziyech nga Ajaxi.

Mesfushori ka arritur që në këto dy sezonet e fundit të shpërthejë dhe tani kampioni nga Ligue 1 është i vendosur që ta transferojë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com