Ziyech flet si lojtar i Chelseat: Jam krenar që kam nënshkruar me një klub kaq të madh

25 Shkurt 2020

Ylli i Ajaxit, Hakim Ziyech nga sezoni i ardhshëm do të luajë me fanellën e Chelseat në Ligën  Premier.

Blutë e Londrës kanë paguar 40 milionë euro për kartonin e tij te Ajax..

Lojtari është shprehur entuziast në një intervistë të fundit, duke thënë se ka nënshkruar me një klub të madh.

“Jam entuziast dhe krenar që kam firmosur për një skuadër kaq të madhe sa Chelsea”.

“Po mendoj që tani për sezonin e ardhshëm dhe së bashku shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha”.

“Gjithsesi vëmendja ime më e madhe është te Ajaxi për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë aventurë në Holandë”, ka thënë Ziyech. /Telegrafi/

www.telegrafi.com