” Zonja e Vjetër” e fiksuar pas lojtarëve të Arsenalit

Mesfushori Jack Wilshere duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë këtë sezon pas një periudhe tepër të vështirë. Ylli i Anglisë ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Italisë, pas paraqitjeve me “Topçinjtë” këtë sezon. Mesfushori i Arsenalit është jashtë kontratës në verë dhe Juventusi kërkon të përfitojë nga ky fakt.

Sipas “The Sun”, “Zonja e Vjetër” do të përpiqet të nënshkruajë me anglezin në merkaton e verës, megjithatë Wenger nuk do të dorëzohet lehtë, pasi synon t’i rinovojë kontratën. “Jack ka tërhequr interesin e Juves dhe nuk do të ndikohet nga klubi ku është rritur. Ai është një lojtar, që do të përshtatej mjaft mirë në Serie A“, i tha një burim “The Sun”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan