Zorc tregon si e bindën Haalandin ta zgjidhte Dortmundin para Juves e Unitedit

06 Shkurt 2020

Erling Haaland ishte njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por sulmuesi i talentuar norvegjez në fund zgjodhi të kaloj te Borussia Dortmund në Bundesliga.

Haaland e ka nisur në mënyrë të përkryer aventurën me Dortmundin, pasi ka shënuar tetë gola në katër ndeshje.

E drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc ka zbuluar se si arritën ta rrëmbenin norvegjezin para klubeve të mëdha si Juventus dhe Manchester United.

“Transferimi i Haaland në Dortmund nuk ishte diçka e lehtë, por shkoi gjithçka sipas planit. Ai kërkohej nga Juventus dhe Manchester United, por në fund vendosi të vinte te Dortmundi”.

Zorc tregon se si arritën ta bindin lojtarin për t’iu bashkuar atyre para Juves e Unitedit.

“Ishim interesuar edhe më parë për transferimin e tij. Kishte biseda të gjata me lojtarin dhe Raiolan, por në fund ai vendosi të vinte tek ne edhe shkaku i tifozëve tanë”, tha Zorc.

Drejtori sportiv i Dortmundit ka deklaruar se nuk e kanë transferuar norvegjezin për ta shitur, pasi dëshirojnë të fitojnë trofe dhe ta mbajnë atë gjatë në skuadër. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan