Zyrtare: Afrim Taku nënshkruan në SHBA! Shok skuadre me Joe Cole

Tampa Bay Rowdies, ky është ekipi i ri i Afrim Takut. Lojtari polivalent do të mund të luajë tashmë në SHBA, ku edhe jeton prej vitesh. Rowdies garojnë në USL, divizioni i dytë në dhe drejtuesit e klubit kanë besim se lojtari kryeqytetas do t’i ndihmojë këtë sezon në kampion. “Rowdies janë një ekip me histori dhe lojtarët që ne po sjellin do të jenë në gjendje të na ndihmojnë të shtojmë diçka në historinë tonë të pasur. Taku do të sjellë eksperiencën dhe njohuritë e kësaj loje, që do t’i përziejë me ekipin aktual”, ka deklaruar mes të tjerash Bill Edwards, president dhe CEO i klubit amerikan.

Taku së fundmi luajti me Skënderbeun, por vetëm në pjesën e parë të sezonit. Mesfushori pati mundësinë të luante në grupet e Europa League, ndërkohë që më parë ai ka veshur edhe fanellën e Tiranës. Lojtari polivalent tashmë nis një etapë tjetër në karrierën e tij. Taku prej një jave stërvitej me Roëdies, ndërsa tani ka ardhur edhe firma në kontratë. Tanimë mbetet vetëm që në klubin amerikan të mbërrijë “OK” nga FIFA.

Mesfushori do të jetë shok skuadre te Tampa Bay Rowdes me Joe Cole, mesfushorin e njohur anglez, i cili ka luajtur me klube si Chelsea dhe Liverpool në Premier League, ku ai ka arritur të fitojë tre herë titullin kampion. Cole ka luajtur edhe në finale të Champions League dhe prej tre sezonesh është pjesë e Tampa Bay Rowdies. Veç 36-vjeçarit, edhe marcel Schafer është pjesë e ekipit të Takut. Mesfushori gjerman është aktivizuar për vite të tëra me Wolfsburg në Bundesliga. Prej dy vitesh e vijon karrierën në USA. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan