Zyrtare/ Bakayoko është një futbollist i Milanit

Tiémoué Bakayoko është një futbollist i ri i Milanit. Marrëveshja është arritur mes klubeve të Chelsea-s dhe të “Djallit” dhe mesfushori do të huazohet për një vit e pastaj italianët do të kenë të drejtën që ta blejnë atë.

Për 1 vit huazim, Milani do të paguajë 5 milionë euro në një sezon, ndërkohë që 35 milionë të tjera do t’i paguajë kur të blejë kartonin e futbollistit 24 vjeçar. Si fillim, lojtari do të kryejë vizitat mjekësore dhe pastaj do të hedhë firmën në kontratë.

Pasi kuqezi u veshën Tiémoué Bakayoko e Gonzalo Higuain, kërkesa e fundit e teknikut Genaro Gattuso është një sulmues krahu, të cilin kalabrezi e shikon si një përforcim me mjaft rëndësi për skemat e tij. Suso dhe Çalhanoglu janë titullarët hë për hë në këto pozicione por nuk mjaftojnë. Një nga objektivat e “Djallit” në këto orë të fundit të merkatos është Samu Castillejo.

Akordi u gjet me Villareal-in që ka në pronësi kartonin, dhe në operacion u fut edhe Carlos Bacca. “Djalli” do të marrë Castillejo-n të huazuar dhe më pas do të paguajë 18 milionë euro, shto këtu edhe kartonin e Bacca-s. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan