Zyrtare: Barcelona njofton se ka siguruar shërbimet e Todibos

08 Janar 2019

Barcelona ka arritur marrëveshje me lojtarin francez, Jean-Clair Todibo.

Qendërmbrojtësi do t’i bashkohet skuadrës me 1 korrik 2019 pasi atëherë i skadon kontrata me Toulouse.

19-vjeçari ka bërë gjithsej 10 paraqitje këtë sezon për skuadrën nga Ligue 1, të gjitha ato nga minuta e parë.

OFFICIAL | Barcelona have confirmed the signing of Toulouse defender Jean-Clair Todibo ✍ pic.twitter.com/f21k2gejor

— Goal (@goal) January 8, 2019

Todibo shquhet për lojën në ajër dhe mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, klubi spanjoll e shikon atë si mbrojtës premtues.

Barça fitoi garën për francezin pasi për atë ishin të interesuara edhe Juventusi dhe Manchester City.

Lexo po ashtu: Primati në La Liga tashmë është zakon për Barcelonën e Valverdes

Aktualisht lojtari është pjesë e Përfaqësueses së Francës U20, me të cilët është paraqitur në dy ndeshje.

Vlen të theksohet se Barcelona është duke tentuar një tjetër transferim nga Ligue 1, atë të Adrien Rabiot nga Paris Saint Germaini. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan