Zyrtare: Bayern Munich e shkarkon Niko Kovacin

03 NĂ«ntor 2019

Ka marrë fund aventura e Niko Kovacit si trajner i gjigantit gjerman Bayern Munich.

Tekniku kroat edhe zyrtarisht është shkarkuar nga drejtuesit e klubit bavarez. Fillimisht ishin mediat gjermane që raportuan një gjë të tillë, më pas edhe vet klubi ka konfirmuar.

Nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter, Bayerni ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Kovac.

“FC Bayern ndanĂ« rrugĂ«t me trajnerin Niko Kovac”, ka shkrimi i vetĂ«m nĂ« faqen zyrtare tĂ« Bayernit.

Niko Kovac. (Photo by Alex Hassenstein/Getty Images)

48-vjecari Kovac e murr drejtimin e Bayernit verën e vitit të kaluar kur iu bashkua nga Eintracht Frankfurt.

Në krye të ekipit gjerman, Kovac ka arritur të fitojë tre trofe, Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.

Humbja e fundit e Bayernit 5-1 nga ish-skuadra e Kovac, Eintracht Frankfurt i dhanë vulën pakënaqësisë së klubit ndaj kroatit dhe u vendos për shkarkimin e tij. /Telegrafi/

FC Bayern parts ways with Niko Kovac. pic.twitter.com/xl0sjaZAqC

— FC Bayern English (@FCBayernEN) November 3, 2019

www.telegrafi.com