Zyrtare: Bonucci te Juve deri në vitin 2024

19 NĂ«ntor 2019

Juventusi ka njoftuar se Leonardo Bonucci e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024, ndërsa pas tij pritet të rinovojnë edhe Juan Cuadrado dhe Wojciech Szczesny.

Klubi ka konfirmuar në faqen zyrtare se qendërmbrojtësi e ka zgjatur qëndrimin e tij të Zonja e Vjetër, ndërsa gazetat italiane raportojnë se ka përmirësime edhe në aspektin financiar.

Në bazë të kontratës së re, Bonucci do të luajë te Juve deri në moshën 37 vjeçare, ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se ai do të paguhet gjashtë milionë euro për sezon plus bonuset (paga e tij vjetore deri më tani ka qenë 5.5 milionë euro).

32-vjeçari u kthye te Bianconerët në verën e vitit 2018 nga Milani dhe menjëherë e fitoi titullin me kampionin italian.

Këtë edicion, ai është bërë kapiten duke qenë se Giorgio Chiellini është duke u rikuperuar nga një lëndim i rëndë. /Telegrafi/

OFFICIAL ✍ | @bonucci_leo19 a Bianconero until 2ïžâƒŁ0ïžâƒŁ2ïžâƒŁ4ïžâƒŁ!

🗞 https://t.co/HoW9l6MfT3 #Leo2024 pic.twitter.com/HOdEDj9l51

— JuventusFC (@juventusfcen) November 19, 2019

www.telegrafi.com