Zyrtare: Borini largohet nga Milani, por jo edhe nga Serie A

14 Janar 2020

Fabio Borini edhe zyrtarisht është larguar nga Milani.

Sulmuesi nuk kishte hapësirë te Rossonerët dhe u largua nga ta, por jo edhe nga Seri A.

Milani ka njoftuar se Borini është transferuar te rivali i tyre Hellas Verona.

‘Djajtë’ e kanë falënderuar lojtarin për kontributin e tij të dhënë për kohën sa ka kaluar në San Siro.

Verona në anën tjetër po ashtu e ka konfirmuar transferimin e lojtarit nga Milani. /Telegrafi/

Official Statement: Fabio Borini ⬇https://t.co/OmSXraFDH3

— AC Milan (@acmilan) January 14, 2020

www.telegrafi.com