Zyrtare: Buffon dhe Chiellini vazhdojnë me Juventusin

29 Qershor 2020

Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellini kanë vazhduar zyrtarisht kontratat e tyre te Juventusi deri në qershor të vitit 2021.

Marrvëshjet e kaluaras do të skadonin nesër (30 qershor), mirëpo nuk kishte dilema se dyshja do të vazhdonin kontratat.

Kapiteni Chiellini do të mbush 36 vjeç në gusht dhe tha se ai synon të luajë për të paktën një vit më shumë.

Ai ka qenë në skuadrën e Zonjës së Vjetër që nga viti 2005, duke bërë 509 paraqitje për klubin, dhe duke shënuar 36 gola.

Nga ana tjetër, Buffon – portieri ka 669 ndeshje në fanellën e Bianconerëve që kur arriti nga Parma në vitin 2001.

Kishte kaluar një vit në Francë me Paris Saint-Germain në sezonin 2018-19, por ai u kthye ‘në shtëpi’ sezonin e kaluar. /Telegrafi/

2️⃣0️⃣2️⃣1️⃣ | Una fantastica notizia: @gianluigibuffon & Giorgio @chiellini hanno rinnovato per un altro anno con la Juventus! ✍️❤️⚪⚫https://t.co/gxubRWKqaV pic.twitter.com/EgV25GfLrj

— JuventusFC (@juventusfc) June 29, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com