Zyrtare: Daniel James nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Unitedin

12 Qershor 2019

Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e anësorit Daniel James nga Swansea City për një shumë që besohet të jetë rreth 15 milionë funte (17 milionë euro).

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Djajtë e Kuq (me opsionin për ta vazhduar edhe një vit), ndërsa ai është transferimi i parë i Ole Gunnar Solskjaer prej se e ka zënë vendin e Jose Mourinhos në postin e trajnerit të klubit anglez.

Lexo po ashtu: E konfirmuar: United arrin marrëveshje për Daniel James

Lojtari i Akademisë së Swanseas kishte shënuar pesë gola në 38 paraqitje në sezonin shpërthyer 2018/2019 në Ligën Premier.

Signed, sealed, delivered — he's ours! ✍️@Daniel_James_97 #MUFC pic.twitter.com/6RoVm7JYNQ

— Manchester United (@ManUtd) June 12, 2019

“Kjo është një prej ditëve më të bukura në jetën time”, ka thënë James lidhur me transferimin në Old Trafford.

“Është një moment që na bën shumë krenarë mua dhe familjen time. Megjithatë, është mbuluar me pikëllim, pasi babai im (i cili vdiq papritur në muajin e kaluar) nuk është me ne që ta përjetojë këtë”, ka shtuar uellsiani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com