Zyrtare: De Rossi largohet nga Roma

14 Maj 2019

Romakët kanë njoftuar se Daniele De Rossi do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Roma kanë njoftuar këtë mëngjes se ndeshja e tyre në shtëpi kundër Parmas më 26 maj do të jetë takimi i fundit i De Rossit në Olimpico.

Për më tepër, faqja zyrtare e tyre konfirmoi se 35-vjeçari nuk do të tërhiqet nga futbolli pasi ‘planifikon të ndjekë një aventurë të re larg Romës’.

Klubi i ardhshëm i italianit mund të zbulohet në një konferencë për shtyp, të cilën planifikon ta mbajë në orën 11:45.

Daniele De Rossi, Romanista. ??❤️ pic.twitter.com/AXSvYgwMWB

— AS Roma English (@ASRomaEN) May 14, 2019

“Për 18 vjet, Daniele ka qenë zemra e skuadrës së Romës”, ka thënë presidenti i klubit Jim Pallotta dhe ka shtuar, se “Që nga debutimi më 2011, e deri te marrja e përgjegjësisë së kapitenit, ai gjithmonë ka përfaqësuar fansat e Romës në fushë me krenari dhe e ka ngritur veten në një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”.

Mesfushori ka lindur në kryeqytetin italian dhe ka ardhur përmes sistemit të të rinjve te Giallorossit, përpara se të debutonte në ekipin e parë në vitin 2001.

Ai ka luajtur 615 herë për kryeqytetasit, duke fituar dy Coppa Italia dhe një Supercoppa dhe zëvendësoi Francesco Tottin si kapiten.

De Rossi gjithashtu përfaqësoi Italinë në 117 raste gjersa me Azzurrët ka fituar Kupën e Botës 2006. /Telegrafi/

www.telegrafi.com