Zyrtare: Di Francesco dhe Sampdoria ndajnë rrugët

07 Tetor 2019

Sampdoria e ka zyrtarizuar largimin e trajnerit, Eusebio Di Francesco, pas startit të dobët të sezonit. 

Ka qenë klubi i Sampdorias që me një komunikatë e ka konfirmuar ndarjen e dy palëve.

Gazzetta dello Sport shkruan se klubi do të paguajë 1.8 milion euro për prishjen e kontratës që kishte tri vite validitet.

📄U.C. #Sampdoria: comunicato stampa del 7 ottobre 2019 ➡️ https://t.co/PJ4HyNn3hF pic.twitter.com/4AHTQDq2Cf

— U.C. Sampdoria (@sampdoria) October 7, 2019

Ish-trajner i Romës, shkoi në Marassi këtë verë, por gjashtë humbje dhe një fitore në shtatë ndeshje në Serie A, ishin nisje e keqe.

Sky Sport Italia dhe Sport Mediaset, e shohin Beppe Iachini si favorit për ta zëvendësuar Di Francescon.

Iachini edhe më parë e ka trajnuar Sampdoria në vitin 2012. /Telegrafi/

www.telegrafi.com