ZYRTARE/ Do të mbajë numrin 8 mbi shpinë, Milani prezanton italianin Tonali

09 Shtator 2020

Sandro Tonali është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit pasi ka përfunduar testet mjekësore teksa do të veshë fanellën me numrin 8.

Ka qenë klubi kuqezi që nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka prezantuar mesfushorin italian. Formuala e transferimit është  huazim për 10 milionë euro me opsionin për ta blerë edhe për 10 milionë të tjera, plus deri në 15 milionë euro bonuse dhe 10 përqind të çdo shitje në të ardhmen. Testet mjekësore u kryen sot dhe ai nënshkroi kontratën pesë-vjeçare këtë pasdite dhe do të përfitojë një pagë prej 2 milionë euro në vit.

Tonali ishte  shumë afër bashkimit me Interin për kushte të ngjashme, por në fund futbollisti zgjodhi të transferohet te 7 herë fituesit e Championsit. Italiani është një tifoz i Milanit që në fëmijëri dhe kjo duket se ndikoi në zgjedhjen e tij.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com