ZYRTARE/ Ernest Gjoka ulet në pankinën e Shkëndijës së Tetovës

08 Tetor 2019

Ernest Gjoka kthehet në pankinë dhe e bën këtë larg Superligës. Trajneri ka marrë zyrtarisht drejtimin e Shkëndijës së Tetovës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Tratativat që kishin nisur disa ditë më parë janë konkretizuar me arritjen e marrëveshjes, ndërsa vetë klubi tetovar ka njoftuar emërimin e Gjokës në krye të stafit teknik të skuadrës.

71806248 2547192041970003 6914161283654746112 N

Ish-trajneri i shumë skuadrave të Superligës ka firmosur kontratën, ndërsa është shprehur i lumtur me aventurën e re. “Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe i ndërtuar me shumë kujdes. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion dhe të të eci shumë në Europë”, ishin fjalët e para të Gjokës si trajner i Shkëndijës së Tetovës.
(balkanweb)

www.balkanweb.com