Zyrtare: Florent Shehu nënshkruan kontratë profesionale me Lazion

21 Korrik 2019

Florent Shehu edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë profesionale me Lazion.

Lojtari 17-vjeçar do të vazhdojë të luajë me të rinjtë e klubit italian, mirëpo do të vëzhgohet edhe nga skuadra e parë gjatë sezonit të ri.

Shehu ka konfirmuar se ai ka nënshkruar kontratë profesionale me Lazion, derisa ka falënderuar Igli Taren për besimin e dhënë.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falënderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besim“, ka shkruar Shehu.

Florent Shehu ka lindur në Francë, derisa ka edhe pasaportë zvicerane. Mesfushori ofanziv po ashtu luan edhe te grupmoshat e reja të Zvicrës. /Telegrafi/

Fier et heureux de vous annoncer la signature d’un contrat professionnel de 3ans avec @OfficialSSLazio ⚪️🔵, merci au club et au directeur Igli Tare pour la confiance#forzalazio⚪️🔵🦅 pic.twitter.com/ocPLCTneLZ

— florent shehu (@ShehuFlorent) July 20, 2019

www.telegrafi.com