Zyrtare, Jasir Asani vendos për të ardhmen, nuk ka kthim pas

05 Qershor 2020

Pauza që solli Covid-19 vendosi në dyshim edhe të ardhmen e Jasir Asanit, i dhënë në formë huazimi tek AIK. Klubi i Partizanit, që ka në pronësi kartonin e fantazistit, ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me klubin suedez që periudha e huazimit të shtyhet deri në 30 gusht të këtij viti. Me pëlqimin e dy palëve si dhe vetë lojtarëve, ka ardhur dakortësia që e bën Asanin lojtar të AIK-ut deri në fund të këtij edicioni futbollistik:

Asani1

“Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK. FK Partizani dhe AIK në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigandët suedez AIK”, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit të kuq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan