Zyrtare: Jordi Alba rinovon me Barçën deri më 2024

11 Mars 2019

Barcelona ka konfirmuar se Jordi Alba ka rinovuar kontratën deri në verën e 2024.

Spanjolli ishte futur në 18 muajt e fundit të kontratës dhe vazhdimi i saj u shikua i nevojshëm duke parë formën e tij prej tetë asistimeve dhe një goli në La Liga.

Raportohet se klauzola e lojtarit është rritur nga 150 milionë euro në 500 milionë euro.

? @JordiAlba: "I am very grateful to the Club, it is a very emotional and very special moment" ?? #ForçaBarça pic.twitter.com/zMgpmLrkJ4

— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 11, 2019

Klubet e interesuara për ata ishin Juventusi dhe Manchester Unitedi, por tani duket se anësori ka vendosur të pensionohet në Camp Nou.

Deri më tani Alba është paraqitur në 284 ndeshje në të gjitha garat për fanellën e Barcës dhe ka arritur të shënojë 14 gola.

Lexo po ashtu: Sa i madh Messi, i tha gjyqtarit se nuk ka nevojë të konsultohet me VAR-in pasi ndërhyrja në atë nuk ishte për penallti

Ai iu bashkua klubit nga Camp Nou verën e vitit 2012 për 14 milionë euro.

29-vjeçari shquhet si lojtar që ndihmon shumë skuadrën edhe në fazën sulmuese, duke u treguar vendimtar në shumë ndeshje me asistimet dhe driblimet e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com