Zyrtare, Juventus rikthen legjendën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 17:59
Ikonë e klubit

Juventus ka lajmëruar se David Trezeguet është emëruar ambasadori zyrtar i klubit. Sulmuesi, i cili është golashënuesi më i mirë i huaj i historisë së klubit, do të marrë rolin e ambasadorit të klubit për tre vitet e ardhshme. “David Trezeguet është një ikonë e Juventus,” shkruhej në deklaratën e Zonjës së Vjetër.

“Kështu që ai e meriton të emërohet si ambasadori zyrtar i markës së klubit, duke zgjeruar një lidhje që deri tani është karakterizuar nga një sukses i madh. Për tre vitet e ardhshme, Trezeguet do të përfaqësoj markën  Juventus në fushën e zhvillimit komercial në të gjithë globin. Trezeguet është ambasadori i përsosur për të vijuar rritjen e markës së klubit nëpërmjet evenimenteve globale duke përfshirë tifozët dhe sponsorët.” /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike